Oerd Bylykbashi: Bashës i duhej një parti sa një dyqan 2 me 2, me logon te qepeni

Shqipëria

Oerd Bylykbashi: Bashës i duhej një parti sa një dyqan 2 me 2, me logon te qepeni

Më: 1 prill 2022 Në ora: 09:20
Oerd Bylykbashi

Oerd Bylykbashi u shpreh se Lulzim Basha po tentonte ta zvogëlonte sa më shumë Partinë Demokratike, pasi sipas tij, i nevojitej vetëm për pazarin e radhës.

“Një grup i vogël ka ende këtë plan përçarës. Plani i Bashës për të përçarë PD-në ishte i vjetër. Më 9 shtator, unë këtë i kam thënë, ti përçave PD-në. Në këtë formë, ai e reduktoi PD-në vazhdimisht, po e mbyste në gjumë. Ai mori dhe një vendim të fundit fare që ta mbyste përfundimisht atë parti dhe të kishte partinë e tij.

Lulzim Bashës i duhej një partie e vogël sa një dyqan i vogël 2 me 2, me një logo te qepeni dhe kaq. Nuk i duhej më shumë sesa për të bërë një pazar të radhës politik”, tha Bylykbashi.

Sa i përket të ardhmes së Bashës, Bylykbashi u shpreh: “Atë nuk mund ta përzë njeri. Ai është deputet i PD dhe mund të qëndrojë aty. Në fund, PD ka nevojë për të gjitha resurset e saj”.

“Një parti e përbashkon shumë objektivi i fitores, e përbashkon akoma më shumë fitorja. Në zgjedhjet e vitit 2023 na jep mundësinë për një lloj fitoreje relative sepse jam shumë i sigurt që rezultati do të jetë shumë, po shumë herë më i lartë se çfarë ka prodhuar Lulzim Basha deri më sot”.

Kështu u shpreh i ftuar në A2 CNN Oerd Bylykbashi, teksa foli për të ardhmen e partisë më të madhe opozitare në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat