Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës

Shqipëria

Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës

Më: 6 prill 2022 Në ora: 17:03
Shemsi Prençi

Iljaz Çalit i mbetur i vrarë në një atentat të ndodhur mbrëmjen e 3 prillit në autostradën Tiranë-Durrës.

Ish-drejtori i policisë në disa qarqe të vendit, Shemsi Prençi tha se kriminalitet në Shqipëri zhvillohet herë pas here me intensitet të ndryshëm.

Përsa i përket Çalit ai tha se ky i fundit nuk ishte biznesmenë por është ofruar në bashkëpunim me  bizneset e shfrytëzimit të kromit në Bulqizë për të pastruar paratë e fituara në rrugët e kultivimit të bimëve narkotike.

Ai tha se në vendin tonë kemi bashkëpunim të botës së krimit të organizuar, qoftë me ndërtimet në Tiranë, apo me shfrytëzimin e minierave në zonën e Tropojës, në Has, Bulqizë, Kukës apo Mirditë.

Shemsi Prençi: Kriminalitetit në Shqipëri zhvillohet herë pas here me intensitet të ndryshëm. Kjo vjen dhe nga predispozicioni dhe angazhimi total i organizatës së policisë për kontrollin e rreptë të territorit në raport me llojin e kriminaliteteve që ndodhin. Ky person nuk ka qenë biznesmenë i shfrytëzimit të kromit, ky u është ofruar në bashkëpunim me  bizneset e shfrytëzimit të kromit në Bulqizë për të pastruar paratë e fituara në rrugët e kultivimit të bimëve narkotike.  Policia duhet të zhvillojë një analizë të qenësishme se kush gjeneron më shumë kriminalitet. Pra kemi bashkëpunim të botës së krimit të organizuar, qoftë me ndërtimet në Tiranë, apo me shfrytëzimin e minierave në zonën e Tropojës, në Has, Bulqizë, Kukës apo Mirditë.

Ai tha se një nga arsyet që ai dha dorëheqjen nga drejtori i policisë në qarkun Dibër ishte sepse kishte konstatuar se zyrtarë të lartë kishin aksione në kompani të shfrytëzimit të kromit  në Bulqizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat