Hoxhë Topulli: Njeriu ka vetëm lirinë e zgjedhjes, por liria është e shoqëruar me përgjegjësinë

Shqipëria

Hoxhë Topulli: Njeriu ka vetëm lirinë e zgjedhjes, por liria është e shoqëruar me përgjegjësinë

Më: 8 prill 2022 Në ora: 17:48
Hoxhë Topulli

Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, hoxhë Justinian Topulli u shpreh se nuk ka liri absolute dhe se njeriu ka vetëm lirinë e zgjedhjes, në marrëdhënie me botën.

Ai tha se njeriu nga të gjitha krijesat e gjalla ka mundësinë për të zgjedhur, por ama liria është e shoqëruar me përgjegjësinë.

Topulli: Nuk ka liri absolute sepse njeriu është i kufizuar në pamundësitë e shumta për ta ushtruar lirinë. Njeriu ka vetëm lirinë e zgjedhjes, në marrëdhënie me botën. Duke qenë se ai është i detyruar që të zgjedhë do të thotë se është i detyruar nga diçka tjetër. Çështja e lirë nuk është se ti je i lirë, por se çfarë zgjedh. Lirisë është hapësira që na krijohet në këtë botë për të zgjedhur.

Njeriu nga të gjitha krijesat e gjalla ka mundësinë për të zgjedhur, por ama liria është e shoqëruar me përgjegjësinë. Nuk ka liri pa përgjegjësi. Në momentin që ke liri të zgjedhësh ti ke edhe pasojat e kësaj lirie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat