Dilte gjatë orëve të vona të natës dhe kryente vjedhje, arrestohet 26-vjeçari

Shqipëria

Dilte gjatë orëve të vona të natës dhe kryente vjedhje, arrestohet 26-vjeçari

Më: 9 prill 2022 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Një 26-vjeçar u arrestua nga policia e Dibrës i dyshuar si autori i disa vjedhjeve. Gjatë operacionit të koduar “Nightwalker”, “u bë kapja e shtetasit F. K., 26 vjeç, banues në Peshkopi”.

“Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe provat e sekuestruara, dyshohet se 26-vjeçari, është autori disa vjedhjeve.

Ky shtetas gjatë orëve të vona të natës, dyshohet se ka kryer disa vjedhje në fshatin Arras dhe në qytetin e Peshkopisë (në një kancelari dhe në banesa).

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas”, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat