Ngjarja e rëndë në Roskovec, vjehrri vrau 30-vjeçaren. Kundërshtonte martesën me të birin

Shqipëria

Ngjarja e rëndë në Roskovec, vjehrri vrau 30-vjeçaren. Kundërshtonte martesën me të birin

Më: 12 prill 2022 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Top Channel ka siguruar detaje nga ngjarja e rëndë në Roskovec, ku vjehrri ka vrarë nusen e djalit.

Sipas burimeve nga policia 61 vjecari Xhevair Hoxha ka pasur debate në familje sepse ishte kundër martesës së djalit me viktimën, Merashe Hazizi.

Viktima kishte pasur një lidhje tjetër martesore më parë por nuk kishte fëmijë.

Kjo mendohet se ka qenë arsyeja e refuzimit të kësaj martese nga babai i djalit, i cili e ka vrarë nusen me thikë dhe më pas është vetëvarur në pemë duke i dhënë fund edhe jetës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat