Artan Hoxha nxjerr pamjet ekskluzive nga atentati në Lezhë, zbulon detajet e frikshme dhe lëvizjen e SPAK

Shqipëria

Artan Hoxha nxjerr pamjet ekskluzive nga atentati në Lezhë, zbulon detajet e frikshme dhe lëvizjen e SPAK

Më: 21 prill 2022 Në ora: 13:16
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet ekskluzive të një atentati të dështuar në Lezhë. Hoxha shkruan se shtetasi Aleks Deda u ka shpëtuar tre atentateve të njëpasnjëshme me armë zjarri dhe ai bashkë me familjen e tij janë marrë në mbrojtje nga policia e shtetit me urdhër të SPAK.

“Ky fakt i ka shqetesuar se tepermi pjestaret e organizates kriminale qe kane synuar ekzekutimin e Dedes. Nga kjo dite ata kane intesifikuar tentativat per ta goditur, apo kercenuar jo vetem 44 vjeçarin por edhe familjen e tij”, shkruan Hoxha.

Hoxha shkruan:

Pasi u ka shpëtuar tre atentateve të njëpasnjëshme me armë zjarri, shtetasi Aleks Deda 44 vjeç, baba i katër fëmijëve dhe familja e tij janë marrë në mbrojtje nga policia e shtetit me urdhër të SPAK.

Banesa e Dedës në periferi të qytetit të Lezhës është nën mbrojtje 24 orë me patrullë statike të policisë, për të parandaluar një tentativë tjetër që synon eleminimin fizik të tij.

Por edhe pse nën mbrojtjen e policisë, një organizatë kriminale që e ka në shënjester babain e katër fëmijëve, nuk ka hequr dorë nga objektivi i saj. Mesa duket autoret jane njoftuar se Aleks Deda ka deshmuar ne SPAK perballe prokuroreve me date 8 mars 2022.

Ky fakt i ka shqetesuar se tepermi pjestaret e organizates kriminale qe kane synuar ekzekutimin e Dedes. Nga kjo dite ata kane intesifikuar tentativat per ta goditur, apo kercenuar jo vetem 44 vjeçarin por edhe familjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat