Andoni: Kushtetuta e vitit 1998 ka qenë e mirë, por deri më tani është arnuar plot 17 herë

Shqipëria

Andoni: Kushtetuta e vitit 1998 ka qenë e mirë, por deri më tani është arnuar plot 17 herë

Më: 21 prill 2022 Në ora: 22:35
Andoni

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, analisti Ben Andoni u shpreh se kushtetuta e vitit 1998 ka qenë e mirë dhe kishte përvoja shumë të mira të vendeve të tjera.

Sipas tij, lidhur me këto procese i takojnë mazhorancës që të japë shenja më të mëdha emancipimi dhe një lloj lëshimi.

Andoni: Populli vazhdon të jetë i papërfaqësuar. Vërtetë u harmonizua dhe u bllokua kjo pjesë e mosbesimit, realisht dhe u bë humbja totale tek palët. Berisha e ka paragjykuar dhe tërheq një grup deputetësh në Kuvend përballë një procesi të tillë.

Kushtetuta e vitit 1998 ka qenë e mirë dhe kishte përvoja shumë të mira të vendeve të tjera. Është arnuar 17 herë dhe kjo tregon se po nuk fute njerëz që kanë një qasje reale ndaj politikës, pa krijuar një marzh ku të bashkohen palët. I takon mazhorancës që të japë shenja më të mëdha emancipimi dhe një lloj lëshimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat