Nishani u dërgua me urgjencë në Gjermani për t’u kuruar, ky është politikani i parë që i uron shërim të shpejtë

Shqipëria

Nishani u dërgua me urgjencë në Gjermani për t’u kuruar, ky është politikani i parë që i uron shërim të shpejtë

Më: 22 prill 2022 Në ora: 15:09
Bujar Nishani

Behgjet Pacolli është i pari politikan që i uron publikisht shërim të shpejtë ish-presidentit Bujar Nishani.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Pacolli thotë se është “në dizpozicion të plotë të familjes Nishani në këto momente”.

Nishani vuan nga pneumonia bilaterale post-Covid, ndërsa ditën e sotme është dërguar për kurim në Gjermani, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

“Nga zemra lutem dhe i uroj mikut tim dhe Ish-presidentit shqiptar Bujar Nishani shërim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë në familjen e tij. Unë jam në dizpozicion të plotë të familjes Nishani në këto momente”, shprehet Pacolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat