Zgjedhjet/ Debate në Gramsh, ‘themeluesit’ e PD s’gjejnë emrin në lista. Kandidati: Të pezullohet procesi

Shqipëria

Zgjedhjet/ Debate në Gramsh, ‘themeluesit’ e PD s’gjejnë emrin në lista. Kandidati: Të pezullohet procesi

Më: 23 prill 2022 Në ora: 13:49
Zgjedhjet

Procesi zgjedhor për kreun e PD në Gramsh që po zhvillohet ditën e sotme është shoqëruar me debate të forta me s anëtarëve të degës.

Debatet kanë nisur pasi anëtarë të vjetër të PD-së nuk e kanë gjetur emrin në listë, ndërsa ata janë përplasur me komisionarët  pasi shumë nga anëtarët e Partisë Demokratike të vitit 1991 nuk kanë gjetur emrin në listë.

“Jam kreu i PD në fshatin Lubinjë dhe s’kam emrin në listë”, tha një prej anëtarëve.

Kandidati Kodhel Çala njëkohësisht edhe kryetar i PD-së së rrethit Gramsh kërkon që procesi të pezullohet, pasi sipas tij themeluesit e PD s’kanë emrat në listë.

Lista e anëtarësimit këtë proces zgjedhor mban 1234 anëtarë nga 800 që ka qenë në zgjedhjet e fundit. Procesi po vazhdon dhe deri në orën 13:00 kanë votuar 124 anëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat