Kishte vendosur lokalin në dispozicion të lojërave të fatit, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Shqipëria

Kishte vendosur lokalin në dispozicion të lojërave të fatit, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Më: 25 prill 2022 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Një 34-vjeçar i cili kishte vendosur lokalin në dispozicion për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është arrestuar nga blutë e Tiranës.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Gaminator 2”,  u arrestua I. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim nga ky shtetas, në rrugën "Muhamet Deliu", shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy makineta që shërbejnë për lojërat e fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat