Zgjedhjet në Bulqizë shoqërohen me tensione/ Përplasje mes mbështetësve të kandidatëve, anëtarët shkulin dyert

Shqipëria

Zgjedhjet në Bulqizë shoqërohen me tensione/ Përplasje mes mbështetësve të kandidatëve, anëtarët shkulin dyert

Më: 26 prill 2022 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Një tjetër incident ka ndodhur sot gjatë zgjedhjes së kryetarit të degës në Bulqizë, procesi i monitoruar nga Komisioni i Rithemelimit.

Sipas News24 ka pasur përplasje mes mbështetësve të dy kandidatëve Fatos Hoxha dhe Shaqir Manjani, pas tërheqjes së ish-kryetarit Dëfrim Fiku nga gara.

Anëtarët e PD kanë shkulur një derë nga vendi teksa ka pasur debate verbale dhe shtyrje për të hyrë në vendin e votimit.

Ky proces zgjedhjesh u shty të dielën për shkak të pretendimeve për fryrje të listës së anëtarëve që do të votonin për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës.

Të dielën ishin tre kandidat në garë, ish- Kryetari Defrim Fiku, Fatos Hoxha dhe Shaqir Manjani.

Ndërkohë të hënën ish- kryetari Defrim Fiku u tërhoq nga gara duke lënë të garojnë për këtë post mjekun Fatos Hoxha dhe avokatin Shaqir Manjani.

Bulqiza është e fundit që po i nënshtrohet procesit të ristrukturimit të nisur nga komisioni i rithemelimit të PD. Në Dibër është zgjedhur kryetar i degës Ilir Krosi dhe në Mat, Denisa Vata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat