Liqeni i Ohrit rrezikon të futet në listën e “trashëgimisë botërore në rrezik”

Shqipëria

Liqeni i Ohrit rrezikon të futet në listën e “trashëgimisë botërore në rrezik”

Më: 27 prill 2022 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Ish-Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro thotë se Parku Kombëtar i Butrintit nuk do të jepet me koncesion.

Sipas saj Butrinti do të mbetet nën administrimin e shtetit dhe se Fondacioni i posaçëm që do të krijohet në partneritet me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit synon të shtojë zhvillimet në zonë.

“Nuk ka asnjë dhënie me koncesion të Parkut të Butrintit. Parku i Butrintit është pronë publike që menaxhohet administrohet nga Ministria e Kulturës. Kështu ka qenë, kështu është edhe kështu do të jetë.”

UNESCO në vazhdimësi ka kritikuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për punën e pamjaftueshme në mirëmbajtjen e liqenit të Ohrit duke rekomanduar që rajoni të futet në listën e “trashëgimisë botërore në rrezik.

Për të mos humbur statusin të dyja shtetet kanë vendosur që vendimmarrja për plotësimin e kushteve të kalojë në nivel ministror.

“Të kesh një pasuri natyrore apo kulturore në listën e UNESCO, do të thotë të kesh përgjegjësinë e menaxhimit të një pasurie botërore. Kjo është një përgjegjësi shumë e madhe, dhe një privilegj sepse e bën të njohur liqenin e Pogradecit, por jo vetëm dhe gjithë pjesën urbanistike, traditën, zhvillimin e turizmit rreth e rrotull.”

Në takim me homologen shqiptare, Ministri i Mjedisit të Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini pranoi problematikat.

“Ne jemi të vetëdijshëm se kemi nevojë për infrastrukturë. E para është te ujërat e zeza.”

Nëse deri në qershor të vitit 2023 të dyja shtetet nuk tregojnë rezultate reale rrezikojnë të humbasin statusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat