Mark Gjonaj organizoi Iftar vëllazëror në Qëndrën Islame Shqiptaro Amerikane në Queens

Shqipëria

Mark Gjonaj organizoi Iftar vëllazëror në Qëndrën Islame Shqiptaro Amerikane në Queens

Më: 28 prill 2022 Në ora: 18:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Mu në çastet e muzgut të bukur pranveror të dielës së fundit të prillit, në hapsirat e Qëndrës Islame Shqiptaro Amerikane në Queens, në një atmosferë të përshpirtëruar dhe vëllezërore, u mbajt iftari solemn me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit. 

Mikëpritësi i iftarit ishte themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, kurse organizatori i tij ishte politikani, aktivisti dhe filantropi i shquar shqiptar, Mark Gjonaj. 

Në iftar morën pjesë një numër i konsiderueshëm i përfaqësuesve të shoqatave shqiptare, figurave të shquara të komunitetit shqiptarë, nga intelektualët, afaristët, si dhe antarët dhe besimtarët e rregullt të Qendrës. 

Fjalën përshëndetëse e mbajti Imami i Qendrës, Edin Gjoni, i cili përzemërsisht përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për ardhjen e tyre. Ai në veçanti falënderoi mikpritesin e iftarit, z. Arbër Hajdarin dhe organizatorin, Mark Gjonaj, duke i uruar të dy ata për kontributin e tyre të lartë të cilin ata parreshtur e japin në shërbim të kombit. 

Ai, ndër të tjera tha:“Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa kur sofrën (tryezën) e ndajmë së bashku me fqinjët dhe miqtë, sidomos në këtë muaj të begatë. Muaji i Ramazanit është muaj në të cilin përpiqemi t’i afrohemi Zotit. Kjo vërtetë arrihet me zbatimin e riteve dhe adhurimeve fetare, por gjithashtu edhe duke iu afruar zemrës së tjetrit. Prandaj, ky është muaj i miqësisë, dashurisë, ndjeshmërisë dhe respektit reciprok ndaj të tjerëve. Iftari është një rast i shkëlqyeshëm për ta realizuar një gjë të tillë. E nuk e thonë kot, “një nga rrugët të cilat na çojnë te zemra e tjetrit kalon pikërisht nëpër stomak”. Prandaj, unë sot falënderoj në veçanti Arbërin dhe Markun që na mblodhën sonte këtu dhe na mundësuan që të ushqehemi në nivele të shumta të qenies sonë, trupore, emocionale dhe ato shpirtërore.” 

Pas fjalës hyrëse, fjalën e ka marë Mark Gjonaj. Ai tha se, është një bekim i vërtetë kur mblidhemi së bashku “to brake bread together”. Prandaj edhe tek shqiptarët tradicionalisht vlen thënia, “shtëpia i takon Zotit dhe mikut.” Ai theksoi, se Ramazani është muaj në të cilin neve i japim një kuptim të vërtetë jetës. Se jeta e jonë nuk guxon të jetë vetëm akumulim i të mirave materiale, por duhet të jetë shumë më tepër se kaq. Në ata momentet e fundit të jetës tonë, çdo njëri prej nesh duhet ti bëjë pyetje vetes: “A e lëmë këtë vend më mirë seç e kam gjetur? Dhë në ç’masë kam kontribuar për ta lënë në gjendje më të mirë?” Arbër Hajdari është një prej atyre i cili ka kontribuar dhe kontribuon shumë për ta lënë këtë botë më mirë seç e kishte gjetur. Së bashku me vullnetarët e vet ka ndërtuar pesëqind shtëpi dhe qindra të tjerëve punon për t’ia siguruar ushqimin, dhe ka arritë atë që askush më parë nuk ka arritë ta bëjë. Prandaj, një duartrokitje për Arbër Hajdarin.” 

Më tej, Arbër Hajdari iu drejtua të pranishëmve duke i bërë të njohur se puna e tyre ka filluar me datën 24 shtator 2015, që njëherazi kishte rastisur të jetë dita e festes së Bajramit. 

Pra, “një ditë që mendonim ta kalonim ndryshe dhe të fillojmë të veprojmë diçka ndryshe” tha Hajdari. Kësaj nisme janë përgjigjur një numër i madh njerëzish. Sot Fundjava ka qendrën në Tiranë dhe në ka degët në çdo qytet. Ajo numron 13,000 vullnetarë në krejt vendin. Megjithatë, “çfarëdo që të jetë bërë” theksoi ai “nuk është unë që kam bërë ndonjë gjë. Kontributi më i madh ka qenë kontributi juaj. Në të vërtetë, puna që është bërë ëhtë shpërblim i qëllimit të pastër që keni pas për të bërë një punë mirë. Në momentin kur të humbet pastëritia e këtij qëllimi kjo punë do të shkatërrohet më shpejt se çfarë është krijuar.” Ai shtoi se bëmirësia nuk ëshët vetëm ndihma materiale. Bëmirësi është çdo fjalë mirë dhe buzëqeshje e cila sjellë shpresën se situata do të bëhet më mirë. 

Hajdaraj në fund uroi që Zoti t’ia pranojë gjithë agjërueseve këtë muaj, që t’ia pranojë lutjet e tyre. 

Ai shtoi, “më bëhet zemra mal sa herë që vijë këtu, sepse çdoherë ju shohë gjithëve bashkë dhe akoma më të fortë. Ju falëminderit!”

Pas kësaj Hajdari iu përgjigj pyetjeve dhe komenteve të të pranishmëve kurehtarë, me ç’rast foli për projektet e rradhës së Fundjavës Ndryshe, si dhe për përfitimet Fundjavës nga sistemet tjera bëmirëse, konkretisht ata Amerikane. 

Më në fund studiuesi Dr.Paulin Marku e përmbylli me konstatimin se Arbër Hajdari falë punës së madhe që e bën ai nuk është thjeshtë një djalë 28 vjeçar, por në veprimtari dhe pedagogji tregon se është një burrë, kaluar burrërinë. Ai përgëzoi atë, stafin e tij dhe të gjithë donatorët arrijnë që të këthejnë buzëqeshjen tek të sëmurit, lumturinë te fëmijët dhe të vjetrit që kanë nevoja për ilaçe dhe ndihma mjeksore. Ramazani qoftë i bekuar dhe të pranuara qofshin lutjet tuaja! Ju falenderit për ftesë.” 

Pas iftarit të shijëshëm i cili u përgatit nga duart e vyera të pronarit të “Tratoria Ora”, Ramo Besit, Imam Edin Gjoni bëri lutjen e pas-ushqimit. 

Ai tha, Falëmnderit Zotit i cili na mundësoi çfarë të hamë dhe të pijmë. dhe që na mblodhi sonte këtu në këtë iftarë të begatë. Paqja, mëshira, mirësitë dhe bekimet e Zotit qofshin mbi zemrat bujare që e kanë shtruar këtë iftar, mbi miqtë të nderuar që e kanë ngrënë këtë iftar, mbi duartë e vyeshme që e kanë përgatitur dhe mbi gjithë që gjinden në këtë vend. O Zot i jonë, të falëmnderojmë për këtë faltore, Xhami, në të cilën na mblodhe, për shtëpitë, familjet, miqtë tonë dhe shokët të cilët na i dhurove dhe me ta na nderove, e sidomos për të pranishmit tonë sonte këtu. O Zot i jonë, kur të kemi ushqim, na i kujto ata që të uritur janë, Kur të kemi shtëpi, na mundëso t’i kujtojmë ata që kulm mbi kokë nuk kanë, Kur të kemi punën, na kujto ata që pa punë janë, Kur në mirëqenie të jetojmë, na mundëso t’i kujtojmë ata që vuajnë, Kur të jemi në shoqëri të miqëve dhe dashamirëve, na mundëso ti kujtojmë ata që të vetuar janë. Kur ti kujtojmë ata, na mundëso që ta zhdukim egoizmin tonë, ta ngrejmë ndjeshmërinë tonë, dhe jepna mundësinë që t’i ndihmojmë atyre – me fjalë dhe vepër – ta kenë atë që nuk e kanë, e që e neve e quajmë për mirëqenie të sigurtë dhe të patjetërsueshme. Ngase qëllimi i këtij muaji të bekuar të Ramazanit është që të afrohemi Ty, duke veshur veten tonë me cilësitë dhe tipare e mëshirës, bujarisë, altruizmit dhe dashurisë. Duke e gëzuar këtë ushqim sonte, të lutemi që të na japësh shëndet dhe force të vazhdojmë më tutje në këtë drejtim dhe të jetëjmë dhe punojmë ashtu që Madhëria e jote të jetë e kënaqur me ne. O Zot, bekoji dhe begatoji familjet tona, komunitetitm tonë, vendlindejn dhe atëdheun tonë, dhe këtë tokë për të cilen e lidhe fatin tonë SHBA. Amin! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat