MSH: Regjistrohen 60 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orë

Shqipëria

MSH: Regjistrohen 60 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orë

Më: 1 maj 2022 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë bºn me dije se nga 859 testime, 60 qytetarë kanë rezultuar  të infektuar.

Fatmirësisht nuk ka pasiur asnjë humbje jete dhe 41 të shëruar në 24 orët e fundit

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 859 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 60 qytetarë, në këto bashki:

32 në Tiranë, 13 në Fier, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, Himarë, Korçë, 1 në Durrës, Lushnje, Divjakë, Mallakastër, Sarandë, Gjirokastër.
Janë 417 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 41 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,254 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (01 Maj 2022)

Raste të reja ditore 60
Të shëruar në 24 orë 41
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 859

Testime totale 1,807,273
Raste pozitive 275,167
Raste të shëruara 271,254
Raste Aktive 417
Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 255
Fier 52
Vlorë 42
Shkodër 13
Elbasan 11
Korçë 11
Gjirokastër 11
Durrës 9
Berat 6
Kukës 4
Lezhë 3

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat