Korçë: Telefonata në polici njoftoi për foshnjen e vdekur brenda në valixhe

Shqipëria

Korçë: Telefonata në polici njoftoi për foshnjen e vdekur brenda në valixhe

Më: 2 maj 2022 Në ora: 09:28
Ilustrim

Një telefonatë e mbërritur në polici ka njoftuar për ngjarjen e rëndë. 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi K. A., (emigrant në Greqi) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë, se ka gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 15, Korçë, një foshnjë të pajetë.

Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme, informon policia e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat