Zhduken dy adoleshentët, lanë mësimin në Elbasan të shtunën. U panë në Qytet Studenti

Shqipëria

Zhduken dy adoleshentët, lanë mësimin në Elbasan të shtunën. U panë në Qytet Studenti

Më: 4 maj 2022 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Dy të mitur në Elbasan rezultojnë të zhdukur që prej datës 30 prill. Djali 14 vjeç nxënës i klasë së 8 të shkollës “Jorgji Dilo” dhe vajza 13 vjeçe nxënëse e klasës së 7 të shkollës “Qemal Haxhihasani”  dyshohet se kishin një lidhje sentimentale me njëri tjetrin për të cilin familja e djalit nuk ishte në dijeni ndërsa familja e vajzës e kundërshtonte. Ky dyshohet të jetë shkaku që të miturit janë larguar pa adresë. 

E pabesueshme duket ngjarja për nxënës e mësues të shkollës “Qemal Haxhihasani”, pasi vajza ishte një nxënëse e mirë dhe nuk kishte shfaqur problem në sjellje.

Fëmijët janë parë të shesin telefonat dhe biçikletën dhe shkuan në fshatin Korr ku u prezantuan si turistë.  Kaluan natën në një shtëpi dhe të nesërmen erdhën në Tiranë në shkollën e baletit. Taksisti tregoi se thanë do të shkojmë në qytet student për të gjetur punë.

Prej të hënës fëmijët dyshohet se janë në Tiranë pa kujdesin e askujt. Komisariati nr 1 në Tiranë dhe policia e Elbasanit po punojnë për gjetjen e të miturve dhe apelojnë se kushdo që i sheh të telefonojë numrin 112.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat