Vdekja e dyshimtë në komisariat/ Ilir Meta: Tragjedi e pajustifikueshme

Shqipëria

Vdekja e dyshimtë në komisariat/ Ilir Meta: Tragjedi e pajustifikueshme

Më: 5 maj 2022 Në ora: 12:33
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta reagoi në lidhje me vdekjen e dyshimtë të një 31-vjeçari në Komisariatin e Kavajës.

Meta e quan një tragjedi të pajustifikueshme dhe kërkon hetim të plotë.

“Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit Ilvi Meta, e konsideroj tepër të rëndë dhe të papranueshëm faktin që një qytetar humb jetën brenda institucioneve shtetërore, sikundër është Komisariati i Policisë së Kavajës.

Humbja e një jete në një moshë fare të re brenda Komisiariatit të Policisë përbën jo vetëm një tragjedi familjare, por trondit thellësisht besimin e qytetarëve tek organet ligjzbatuese.

Bëj thirrje për zbardhjen sa më parë të rrethanave të vdekjes tragjike të të riut Ilvi Meta dhe vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve për këtë tragjedi të pajustifikueshme!” shprehet Meta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat