Rama përplaset me SPAK: Për kampionët e korrupsionit në drejtësi s’ka lëvizur ende gishtin!

Shqipëria

Rama përplaset me SPAK: Për kampionët e korrupsionit në drejtësi s’ka lëvizur ende gishtin!

Më: 7 maj 2022 Në ora: 13:59
Kryeminstri Edi Rama

Kryeminstri Edi Rama është përplasur me Prokurorinë e Posaçme sot, pasi SPAK reagoi në përgigje të deklaratave të kreut të qeverisë për çështjen e ish kreut të KED, Ardian Dvoranit. 

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se nuk i ‘heq asnjë presje’ deklaratave që bëri në Asamble për SPAK. Ndërsa akuzon prokurorët se “për kampionët e korrupsionit në drejtësi s’ka lëvizur ende gishtin!”

Kryeministri Edi Rama postim ne Twitter:

Meqë ka marrë përsipër të sqarohet SPAKU do të duhej të sqaronte pse reagoi rrufeshëm për një kallzim absurd për një vepër penale imagjinare të njeriut të shpallur nga DASH kampion i antikorrupsionit, ndërkohë që për kampionët e korrupsionit në drejtësi s’ka lëvizur ende gishtin!

Unë nuk i heq asnjë presje asaj që deklarova sot dhe nuk mjafton që SPAKU të thotë se e paska pushuar çështjen, pasi faktikisht e mori peng gjykatësin në fjalë pa asnjë arsye në botë, duke i shkuar praktikisht pas avazit Armikut NR.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat