Turistët rus në Shqipëri. Gërxhani: Është një treg i vogël, nuk do të ishte ndonjë tragjedi bllokimi

Shqipëria

Turistët rus në Shqipëri. Gërxhani: Është një treg i vogël, nuk do të ishte ndonjë tragjedi bllokimi

Më: 11 maj 2022 Në ora: 17:59
Kliton Gërxhani

Kliton Gërxhani kryetar i Shoqata Shqiptare të Turoperatorëve ishte i ftuar në ORA TV për të folur për turizmin në Shqipëri.

Përsa i përket debatit nëse turistët rus duhet të lejohen të hyjnë në Shqipëri ose jo (masë kjo që mund të ndërmerret në kuadër të thirrjes që bëri presidenti i Ukrainës gjatë fjalës së tij në Parlamentin e Shqipërisë), Gërxhani tha se rusët përbëjnë një treg të vogël. Sipas tij ky është një vendim i miksuar me profil turistik, është politik por është dhe strategjik.

"Unë mendoj që po të respektohej kjo thirrje që u bë nga presidenti ukrainas për një bllokim të këtij viti nuk do të ishte ndonjë tragjedi", tha ai.

Gërxhani: Nuk është se është një treg që ka një pjesë të madhe të tortës. Është një treg i vogël, më i vogël se tregu Ukrainas le të themi. Është një treg që pati një rritje në kohën e pandemisë pasi nuk pati ardhje të turistëve të tjerë dhe këto patën më pak probleme me vaksinimin. Por është treg shumë më pak i rëndësishëm sesa tregu i Europës Lindore dhe Qëndrore që kemi patur gjatë këtyre viteve në turizmin e plazhit. Ky është një vendim i miksuar me profil turistik, është politik por është dhe strategjik. Unë mendoj që po të respektohej kjo thirrje që u bë nga presidenti ukrainas për një bllokim të këtij viti nuk do të ishte ndonjë tragjedi për ne nëse ne do të kishim benefite të tjera, sikur dhe politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat