Presidenti i ri/ Fatmir Mediu: Nëse opozita nuk garanton konsensus mes vetes, është e kotë të negociojë me mazhorancën

Shqipëria

Presidenti i ri/ Fatmir Mediu: Nëse opozita nuk garanton konsensus mes vetes, është e kotë të negociojë me mazhorancën

Më: 12 maj 2022 Në ora: 13:13
Fatmir Mediu

Kryetar i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha sot ne nje deklarate per mediat se opozita duhet te gjeje me se pari konsensusin mes vetes per te dale me nje emer te perbashket me pas per Presidentin e ri te vendit.

“Procedura kushtetuese ka përcaktuar nevojën për konsensus. Ky konsensusi duhet të jetë në radhë të parë brenda opozitës. Nëse opozita nuk garanton konsensus mes vetes, është e kotë të negociojë me mazhorancën.

Të kemi përfaqësues negociatorësh të përbashkët, por të kemi një figure të përbashkët që duet të biem dakord. Të paktën të kemi një kandidaturë të përbashkët”, tha Mediu.

I pyetur nese eshte folur per emra konrekte deri me tani, ai u shpreh: “Nuk kemi folur për emra jemi në kuadër të një diskutimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat