Ky është reagimi i Ramës për moskalimin e rezolutës së Srebrenicës

Shqipëria

Ky është reagimi i Ramës për moskalimin e rezolutës së Srebrenicës

Më: 12 maj 2022 Në ora: 19:18
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur pas moskalimit të rezolutës që njeh gjenocidin e kryer nga Serbia në Srebrenicë.

Ai tha se kjo ishte lojë e ndyrë e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Rama theksoi se ata që e kritikojnë moskalimin e kësaj rezolute duhet të shohin përmbajtjen e tekstit të saj.

Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se “Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë”.

“Lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracise, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviqit dhe që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik!”.

“Ata që hidhen përpjetë për gjoja dështimin e një rezolute mbi Srebrenicën në parlamentin shqiptar, si fillim duhet të pyesin po ç’ne kjo rezolutë sot,pse,me ç’rast?Pastaj duhet të informohen mbi tekstin në fjalë dhe në fund duhet ta mësojnë se ajo s’ishte rezolutë po lojë e ulët!”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat