Korrupsioni/ Manja kritikon SPAK: Rastet që dërgohen për gjykim mbeten të ulëta

Shqipëria

Korrupsioni/ Manja kritikon SPAK: Rastet që dërgohen për gjykim mbeten të ulëta

Më: 13 maj 2022 Në ora: 15:05
Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kritikuar sistemin gjyqësor për numrin e ulët të hetimeve për veprat penale të korrupsionit.

"Rastet që dërgohen për gjykim mbeten të ulëta krahasuar me numrin total të regjistruar. 0,3 % në numrin e përgjithshëm të çështjeve penale të regjistruara. Vijon të mbetet i ulët roli proaktiv lidhur me veprat penale kundër korrupsionit", tha Manja.

Gjatë raportimit në komisionin e ligjeve, manja theksoi se më problematike janë rastet e korrupsionit me tenderat dhe përhapja e këtij fenomeni në administratë.

Ministri theksoi se është rritur numri i veprave penale të pastrimit te parave krahasuar me një vit më parë ndërkohë që sipas tij, vepra penale e dhunës në familje ka shënuar ulje. Raporti evidenton me shqetësim rritjen e numrit të krimeve  seksuale për vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat