Takimi i NATO-s, Xhaçka: Mbështesim anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, hapni dyert për Kosovën

Shqipëria

Takimi i NATO-s, Xhaçka: Mbështesim anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, hapni dyert për Kosovën

Më: 15 maj 2022 Në ora: 22:23
Takimi i NATO-s, Xhaçka: Mbështesim anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, hapni dyert për Kosovën

Shqipëria mbështet anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, dhe së shpejti do të nisin procedurat përkatëse.

Ky qëndrim është bërë i ditur nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka gjatë takimit jo zyrtar dy ditor të  Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në Berlin këtë fundjavë.

Sa i takon situatës në Ukrainë, ministrja Xhaçka tha se bashkimi është çelësi i sigurisë kolektive të aleancës, ndërsa në vijim të mbështetjes që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës, bëri me dije se vendi ynë do të jetë pjesë e grupit të ri të luftimit në Bullgari.

Sipas Xhaçkës NATO duhet të vijojë politikën e dyerve të hapura për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën e cila ndan të njëjtat vlera, si një kontribut i sigurisë së Evropës në tërësi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat