Kryemadhi-Ramës: Bëhu trim dhe vendosë emrin tënd në një padi ndaj opozitës

Shqipëria

Kryemadhi-Ramës: Bëhu trim dhe vendosë emrin tënd në një padi ndaj opozitës

Më: 16 maj 2022 Në ora: 20:12
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama. Gjatë një takimi me Lëvizjen e Gruas, Kryemadhi i bëri thirrje Ramës, që ashtu si ajo ka vendosur firmën ne paditë që ka bërë për inceneratorët, edhe ai të bëhet burrë dhe të vendosë emrin e tij në ndonjë padi ndaj opozitës, për të cilën ka 20 vjet që hedh baltë.

“Ne i kemi të depozituar në prokurori, ndryshe nga balta që hedh Rama ndaj kundërshtarëve politike. Unë i bëj thirrje Ramës që të shkruaje një padi dhe të vendosë emrin e tij për çdo akuzë ndaj opozitës. Thashethemet që bën me baltë cdo kundërshtarë të tij, i ka ardhur fundi. Ashtu si Kryemadhi vendosi emër dhe firmë për inceneratorët edhe Rama le të bëhet trim dhe të bëjë padi për cdo opozitar që mendon se ka një faturë apo të dhënë për dikë tjetër., Koha e llafeve dhe baltës ka marrë fund. Koha e Ramës dhe suflerëve të tij po merre fund”, u shpreh Kryemadhi.

Monika Kryemadhi tha po ashtu deklaroi se Rama përdor lobingje të huaja për t’i bërë presion prokurorëve të SPAK.

“Ne e dimë shumë mirë që presioni i të huajve dhe të brendshmeve i lobingjeve nga më të ndryshmet është i madh ndaj sistemit të drejtësisë dhe prokurorëve të SPAK.

Presioni i parë fillon duke i trajtuar si njerëz në cep, duke mos i thënë ndihmës jo vetëm për të hetuar por edhe me kapacitetet njerëzore.

Presioni i dytë është duke i bërë presion nga mënyrat nga më të ndryshimet sic patë para një javë që ulëriste duke akuzuar SPAK.

Ata prokurorë që ia bëri vettingun, i kërcënonte duke it hënë unë ju nxora të pastër dhe tani duhet të me shërbeni mua.

Për të vazhduar duke përdorur ndonjë ndërkombëtar që e paguan Rama me kompanitë e ti lobsite për të mos i prekur ministrat e tij”, u shpreh Kryetarja e LSI.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat