Shkarkohet gjyqtarja e Elbasanit, e famshme për videot në TikTok

Shqipëria

Shkarkohet gjyqtarja e Elbasanit, e famshme për videot në TikTok

Më: 18 maj 2022 Në ora: 10:34
Enkeleda Kapedani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, strukturë e vettingut në drejtësi, ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Ish-gjyqtarja, më herët, ishte pezulluar për gjashtë muaj nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Kapetani u pezullua pas publikimit të disa videove në rrjetin social TikTok, ku ajo pozonte në ambientet e Gjykatës së Elbasanit, si dhe promovonte veshjet luksoze.

Gjatë seancës në KLGJ, Kapedani dha dorëheqjen si nënkryetare e Gjykatës së Elbasanit, dhe i bëri thirrje këtij institucioni të mos ndikohej nga bota e krimit për marrjen e këtij vendimi. Tashmë, ajo është shkarkuar edhe nga KPK.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat