“Nëse hidhni plehra përzini turistët!”, Ramës nuk i del inati për çështjen e mbetjeve

Shqipëria

“Nëse hidhni plehra përzini turistët!”, Ramës nuk i del inati për çështjen e mbetjeve

Më: 21 maj 2022 Në ora: 14:04
Edi Rama

Kur vetëm pak ditë na ndajnë nga muaji i parë i verës për këtë vit, Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar vlonjatëve që të mbajnë ambientin e tyre të pastër dhe të mos hedhin plehrat në tokë.

Rama foli nga qyteti bregdetar, teksa u shpreh se një ambient i papastër largon turistët nga Vlora, teksa shtoi se “kanë në dorë diçka shumë të rëndësishme, që duhet ta vlerësojnë”.

Gjithashtu, Rama u kujtoi një shprehje të gjyshërve vlonjatë që sipas tij thoshin: “Lahu sa më shumë në det”.

“I them këto sepse vlonjatët, sidomos, vlonjatët duhet të kuptojnë se kanë diçka të rëndësishme në dorë, në raport me ekonominë e tyre, të mos hedhin plehrat në tokë. Për të ndërtuar turizëm të mirë s’mjaftojnë shtretërit, palmat e ndriçimi, por duhet kryesori, i zoti vendit, që është banori. Nëse e konceptojmë si shtëpinë tonë dhe nëse kur dalim nga muret e shtëpisë ndjejmë të njëjtët pastërti si brenda, Askush si hedh plehrat në kuzhinë, por në kosh. Nëse hedh plehrat në tokë, i heq qytetit të ardhura, përzë çdo turist që shikon atë mbeturinën në tokë. Ata thonë “deti i bukur, rëra e mirë, dielli fantastik, gratë e vajzat kryevepër por burrat për t’i marrë dhe për të mos i parë më kurrë”. sepse kjo është edhe e vërtetë ndër të tjera, po le të mos e themi këtu se kemi edhe komshinjtë që janë burra më të mirë se ne. Ndaj gjyshërit këtu në Vlorë thoshin lahu sa më shumë në det”, tha Rama.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat