Merr flakë ruloti me targa portugeze në aksin Levan-Tepelenë

Shqipëria

Merr flakë ruloti me targa portugeze në aksin Levan-Tepelenë

Më: 21 maj 2022 Në ora: 23:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një rulot ka shpërthyer në flakë këtë mbrëmje në aksin Levan-Tepelenë.

Mjeti tio “Opel” me targa portugeze me drejtues shtetasin italian me inicialet R.Z. është përfshirë nga flakët rreth orës 21:00 pranë fshatit Rromës në Mallakastër.

Fatmirësisht, 67-vjeçari nuk është lënduar. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një defekt teknik në mjetin që është shkatërruar plotësisht.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 21:00, në aksin rrugor Levan – Tepelenë, në fshatin Rromës, Mallakastër, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti rulot tip “Opel” me drejtues shtetasin italian R. Z., 67 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.
Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat