Kryediplomati grek, Nikos Dendias të hënën në Shqipëri

Shqipëria

Kryediplomati grek, Nikos Dendias të hënën në Shqipëri

Më: 22 maj 2022 Në ora: 19:20
Nikos Dendias

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias do të vizitojë të hënën Shqipërinë.

Ai do të takohet fillimisht me anëtarë të minoritetit grek në Himarë dhe më pas me kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, raporton Euronews.al.

Agjenda e kreut të diplomacisë helene përfshin edhe takime me kryeministrin Edi Rama dhe homologen Olta Xhaçka.

Bisedimet do të përqëndrohen në çështje me interes rajonal dhe europian, duke pasur në fokus marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë në të gjitha fushat.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat