Xhaçka takim me Ministrin e Jashtëm grek: Delimitimi i zonave detare, rikonfirmuam vullnetin për kompromis për ta referuar në Gjykatën Ndërkombëtare

Shqipëria

Xhaçka takim me Ministrin e Jashtëm grek: Delimitimi i zonave detare, rikonfirmuam vullnetin për kompromis për ta referuar në Gjykatën Ndërkombëtare

Më: 23 maj 2022 Në ora: 13:03
Foto nga takimi

Ministrja e Jashmte, Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat bashkë me homologun grek Nikos Dendias, tha se ekziston vullneti i mirë për zgjidhjen e disa çështjeve me shtetin fqinjë.

Gjatë fjalës së saj, Xhaçka tha se sa i përket çështjes detare, dy palët konfirmuan “vullnetin për kompromis për ta referuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

Ajo tha se folën edhe për abrogimin e Ligjit të Luftës apo çështjen e pronave të komunitetit çam.

“Shkëmbyem mendime lidhur me intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe shqiptaro-greke. Komuniteti shqiptar në Greqi, vlerësojmë integrimin e tyre në shoqërinë greke. Diskutuam për një sërë çështjesh, që do të lehtësojnë lëvizjen dhe jetën e shtetasve tanë. Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë një politikë aktive, me synimin për integrimin euro-atlantik. Integrimi Euro-atlantik mbetet një orientim i pazëvendësueshëm për vendet e rajonit. Integrimi evropian i Shqipërisë, mirënjohje Greqisë për mbështetjen e vazhdueshme.  Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet. Shpresat mbeten akoma për një vendim gjatë presidencës franceze të BE-së. Bashkëpunimi ekonomik, të punojmë për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve. Lufta në Ukrainë, ndajmë qëndrim të njëjtë në dënimin e agresionit ushtarak të Rusisë. Delimitimi i zonave detare, rikonfirmuam vullnetin për kompromis për ta referuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Vullneti më i mirë për zgjidhje të pranueshme reciprokisht edhe për abrogimin e Ligjit të Luftës apo çështjen e pronave të komunitetit çam”, tha Xhaçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat