Vrasja e policit nga kolegu në Tiranë, reagon Berisha: Dënoj gjendjen e rëndë në narkokomisariate

Shqipëria

Vrasja e policit nga kolegu në Tiranë, reagon Berisha: Dënoj gjendjen e rëndë në narkokomisariate

Më: 23 maj 2022 Në ora: 22:30
Kryemninistri Sali Berisha

Kryemninistri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vrasjen e efektivit Çaush Saliasi, nga kolegu i tij Ludian Zaimi në ambientet e komisariatit numër 3 në kryeqytet.

Përmes një postimi në facebook, teksa shpreh ngushëllimet për viktimën, ish-kryeministri dënon atë që ai e quan gjendja e rëndë në narkokomisiariatet e narkoshtetit.

Postimi i plotë:

Bresheri revolveri ne narkokomisariat!
Polici i plagosur vdes ne spital!

Shpreh ngushellime familjes se viktimes dhe denoj gjendjen e rende ne narkokomesariate e narkoshtetit.

Lexoni mesazhin e policit dixhital!

Ne rrethana ende te paqarta , ne ambjetet e Komisariatit te Policisie Nr 3, në rrugën”Mine Peza”, 3, nje punonjës policie ka plagosur me armë zjarri kolegun e tij, Punonjesi i demtuar dhe derguar ne spital ne gjendje te rende C. S eshte futur ne salle, autori eshte L. Z eshte ne komisariat

Ludian zaimi polic patrule ka vra me arme sherbimit Caush Saliasin patrulle ne instruktazhin e turnit

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat