Përleshjet në Tiranë, policia përdor autobusin e italianëve për të shoqëruar tifozët e dhunshëm

Shqipëria

Përleshjet në Tiranë, policia përdor autobusin e italianëve për të shoqëruar tifozët e dhunshëm

Më: 25 maj 2022 Në ora: 00:39
Foto ilustrim

Situata në Tiranë duket se ka dalë jashtë kontrollit pasi dy grupet e tifozerive ata të Feyenoord dhe Romës që kanë ardhur në kryeqytetin shqiptar për të ndjekur ekipet e zemrës që do të luajnë ditën e mërkurë për finalen e Conference League, po terrorizojnë qytetarët shqiptarë.

Deri në këto momente bëhet e ditur se janë dhunuar 6 efektivë policie të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa janë shoqëruar në komisariat 13 huliganë.

Ndërkohë që policia ka ndaluar gjithashtu dhe një autobus të tifozëve italiane, për të shoqëruar tifozët e dhunshëm.

Kujtojmë që përplasje mes policisë dhe huliganëve holandezë dhe atyre italianë ka patur në rrugën “Mustafa Matohiti”, tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, te 21 nëntori si dhe në qendër.

Kujtojmë se i plagosur ka mbetur dhe një qytetar shqiptar i cili është dhunuar nga huliganët holandezë te “Ushtari i Panjohur”.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat