“Pajisje e dyshimtë”, 10 anije ushtarake shqiptare dhe të NATO-s rrethojnë Karaburunin

Shqipëria

“Pajisje e dyshimtë”, 10 anije ushtarake shqiptare dhe të NATO-s rrethojnë Karaburunin

Më: 25 maj 2022 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Një pajisje e dyshimte është gjetur para disa ditësh në ishullin e Karaburunit.

Sot 10 anije luftarake të ushtrisë shqiptare dhe të NATO-s kanë patrulluar në këtë ishull.

Sipas ekspertit të kriminalistikës Evin Karamuço, ka thënë se bëhet fjalë për një pajisje elektronike shumë funksionale që përdoret që nga përgjimi e deri tek bllokimi i valëve, shkruan Abcnews.a.

“Ka filluar që dje rikonjicioni i të gjithë zonës bregdetare. Nga gjiri i Vlorës deri poshtë në Sarandë. Janë një pjesë e anijeve të NATO-s një pjesë janë tonat.” tha Karamuço.

Karamuço theksoi se dyshimet janë se mund të ketë edhe pajisje të tjera.

“Janë duke bërë rikonjicion nga deti nga ajri dhe nga toka për të gjetur pajisje të tjera. Dyshohet se ka të tjera. Është një pajisje fultifunskionale, përdoret për intereferencë të zërit, për përgjime, për bllokime të valëve ka shumë arsye.”- theksoi ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat