Vdekja e Nishanit, reagon presidenti Ilir Meta

Shqipëria

Vdekja e Nishanit, reagon presidenti Ilir Meta

Më: 28 maj 2022 Në ora: 15:24
Ilir Meta dhe Bujar Nishani

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka reaguar pas vdekjes së Bujar Nishanit duke vlerësuar kontributin e tij në politikë dhe në çështjet kombëtare.

“Me trishtim dhe hidhërim të thellë mora lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Ngushëllimet më të ndjera për bashkëshorten Odeta, fëmijët Ersi dhe Fiona, dhe të afërmit për këtë humbje të madhe”, ka shkruar ai në Facebook.

Meta tha se presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion, shkruan A2 CNN.

“Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt. I paharruar kujtimi i President Nishanit. Të prehet në paqen e merituar!”.

Ish-presidenti shqiptar Bujar Nishani vdiq në moshën 55-vjeçare. Ai ishte i shtruar në një spital në Gjermani, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat