(S) ndalohet duhani. Ligji anti-duhan s’zbatohet në bare, restorante dhe ambiente të mbyllura

Shqipëria

(S) ndalohet duhani. Ligji anti-duhan s’zbatohet në bare, restorante dhe ambiente të mbyllura

Më: 31 maj 2022 Në ora: 15:34

“Është shumë e vështirë ta lë duhanin. Kam tentuar për nja tetë muaj po e fillova prapë.”

Shifrat e Institutit të Shdentiti publik tregojnë se është rritur konsumi i duhanit tek adoloshentët  madje ka një shtim të konsumit nga femrat . 4.4 % e adoloshentëve 13- 15 vjec kosumojne duhan. Po kaq shqetësues është përdorimi i cigareve elktronike apo produkteve të tjera si shisha e të tjera

Ligji antiduhan i cili u miratua ne vitin 2014 e nisi te zbatohej ne bare e restorante apo ambinete te mbyllura , ne menyre rigoroze asokohe  pa perjashtim , tanime nuk rrespektohet me nga te gjithe . Bare apo lokale me lidhje politike  lejojne konsumin e duhanit ne ambientet  tyre  .Per shkak te veshtiresise per te filmuar me kamera brenda ambienteve te tyre , ne rrjetet  sociale gelojne  video te hedhura nga vete te rinjte te cilat flasin hapur se duhani konsumohet ne ambiente te mbyllura .

Inspektoriati  shteteror shendetësor i di edhe loklaet ku konsumohet duhan ne ambiente te mbyllura, por nuk vepron. Te kontaktuar ne diten nderkomebtare kunder duhanit ata thone se kane vendosur gjithsej 80 gjoba nga janari der ne 31 maj ,ne te gjithe vendin, shifer kjo e paperfillshme  kundrejt shkeljeve. Insituti i shendetit publik  i cili ne diten nderkombetare kunder duhanit duhet te beje apel per te rinjte dhe jo vetem per te reduktuar  konsumin e duhanit , eshte mjaftuar me nje aktivitet  nese do te quhet  i tille  ne nje shkolle ne Tirane i cili me shume se per te ndergjegjesuar  eshte bere per disa foto qe i nevojiten ne llogarine e facebook ,per ti treguar eproreve   se punojne apo donatoreve qe kane mbeshtetur aktivitetin

Per qytetaret konsumi i duhanit nga te rinjte duket se eshte e keqja me e vogel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat