Rama takon në SHBA Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, çfarë u diskutua

Shqipëria

Rama takon në SHBA Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, çfarë u diskutua

Më: 31 maj 2022 Në ora: 17:15
Foto nga takimi

Kryeministri Edi Rama, që ndodhet në SHBA.

Teksa nesër (1 qershor) Shqipëria merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ëshhtë takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres.

Bashkë me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, zyra e shtypit të kryeministrit informon se me Guterres është diskutuar për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të KS në tryezën drejtuese të OKB-së dhe gatishmërinë për të ofruar kontributin e saj në shërbim të paqes dhe sigurisë, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat