Banorët ndezin mbeturinat në Vlorë/ Flakët dalin jashtë kontrollit, shkrumbohet banesa

Shqipëria

Banorët ndezin mbeturinat në Vlorë/ Flakët dalin jashtë kontrollit, shkrumbohet banesa

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Një banesë e braktisur pranë zonës së Pusit të Mezinit në Vlorë është djegur gjatë ditës së sotme.

Mësohet se shkak ka qenë djegia e mbeturinave.

Banorë të zonës , i kanë vënë zjarrin mbeturinave, ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

Zjarrvënësit ,persona ende të paidentifikuar kanë dashur pikërisht të djegin mbeturinat pa menduar se flakët e zjarrit të mbeturinave ,favorizuar dhe nga era do të rrezikonin gjithë zonën.

5 efektivë dhe 2 automjete zjarrfikës në përpjekje për të shuar flakët, kanë mundur të bëjnë lokalizimin e tyre dhe pas më shumë se 2 orë luftë me zjarrin ,ia kanë dalë ta shuajnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat