Rëndohet bilanci i aksidentit në Levan-Tepelenë, humb jetën edhe gruaja e efektivit të FNSH-së

Shqipëria

Rëndohet bilanci i aksidentit në Levan-Tepelenë, humb jetën edhe gruaja e efektivit të FNSH-së

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 07:33
Foto ilustrim

Ka shkuar në tre numri i viktimave si pasojë e aksidentit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Levan-Tepelenë. Fatbardha Lelaj ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra në spitalin e Fierit.

53-vjeçarja udhëtonte me bashkëshortin e saj 54-vjeçar Sokrat Lelaj, punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të ëmën e saj 78-vjeçare Bylyre Salaj, kur u përplasën me një tjetër makinë.

Efektivi dhe nëna e gruas gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë, sipas policisë jashtë rrezikut për jetën.

Tre personat e plagosur janë anëtarë të së njëjtës familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat