Deputetja e PD: Agim Kajmaku , si qershia mbi tortën e festës së PS

Shqipëria

Deputetja e PD: Agim Kajmaku , si qershia mbi tortën e festës së PS

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 17:28
Agim Kajmaku

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri e ka cilësuar arrestimin e ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku për trafik kokaine si qershia mbi tortën e përvjetorit të Partisë Socialiste që mbahet ditën e sotme.

Sipas Pampurit, ajo që PD-ja denoncoi me fakte para dy vitesh u vërtetua sot, i cili konsiderohej si shembull për kryeministrin Edi Rama.

“Agim Kajmaku , si qershia mbi tortën e festës së PS.

Ajo që ne denoncuam me fakte para dy vitesh, për kryebashkiakun “shembull” të Edi Ramës, u vërtetua sot. Ai nuk ishte doktor shkencash, por trafikant droge paska qënë. Ashtu sikurse janë vërtetuar, gjithashtu po vërtetohen shumë afera korruptive, apo përfshirje në trafik kombëtar e ndërkombëtar droge, që PD ka denoncuar për njerëzit pranë Edi Ramës, të cilët e mbështetën për të qëndruar në pushtet. Shqiptarët duan ndryshim, duan figura të papërlyera, të pakorruptuara, me të cilët të përfaqësohen e ky vend të eci përpara”, shkruan Pampuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat