Nis puna për reformën zgjedhore, PD “frikë” nga pazaret

Shqipëria

Nis puna për reformën zgjedhore, PD “frikë” nga pazaret

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 16:34
Oerd Bylykbashi

Mazhoranca dhe opozita janë ulur sërish në tryezën e reformës zgjedhore, por tradita e mosbesimit politik ndaj njëri-tjetrit nuk mungoi as në këtë takim (17 qershor 2022)  

Deputetët e PD, të përçarë brenda familjes demokratët, i frikësohen pazareve të momentit të fundit, ndërsa partitë e vogla kërkojnë që të mos përdoren nga partitë e mëdha vetëm si makiazh.

Oerd Bylykbashi: Kjo reformë zgjedhore nuk mund të jetë pazar as i vendosur dhe as i paravendosur.

Mazhoranca kërkoi që ky të jetë një proces teknik ku të implemetohen rekomandimet e ODIHR, por ky qëndrim i bashkëkryetarit socialist është parë me skepticizëm nga demokratët.

Damian Gjiknuri: Duam apo nuk duam ne jemi të detyruar të bashkëpunojmë. Objektivat Kuvendi i ka përcaktuar shumë qartë. Është adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Le ti lëmë debatet partive politike jashtë kësaj salle.

Oerd Bylykashi: Kjo është një nga reformat më politike që bën ky parlament. Nuk mund të jetë teknik

Fatmir Mediu në mbledhjen e parë të konstituimit të komisionit të posaçëm të reformës zegjodhore kërkoi ndryshimin e sistemit.

Fatmir Mediu: Sistemi zgjedhor aktual është një sistem vrastar i plurarizmit politik. Mendoj se sistemi proporcional kombëtar me lista të hapura i jep mundësi çdo subjekti të konkurojë me atë që ka.

Të djathtët kërkojnë garanci ndërkombëtare përpara pushtetit të mazhorancës, për këtë arsye Alibeja dhe Gjiknuri do të kërkojnë përfshirjen e ODIHR, Këshillit të Evropës, Komisionit të Venecias dhe SHBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat