Sinoptikanët paralajmërojnë ditë të nxehta, vendi ‘goditet’ nga masa me origjinë nga Afrika e Veriut

Shqipëria

Sinoptikanët paralajmërojnë ditë të nxehta, vendi ‘goditet’ nga masa me origjinë nga Afrika e Veriut

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Duke filluar nga kjo fundjavë, sinoptikanët thonë se mbi vendin tonë fillojnë gradualisht të depërtojnë masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë për të shtunën, moti parashikohet i kthjellët por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në relievet malore hera-herës do të jenë deri të dendura.

Në momentin e zhvillimit të vranësirave në këto zona reshje shiu të izoluara në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.

Nga relativisht të njejta kushte atmosferike vendi ynë do të ndikohet edhe për ditën e Diel. Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare më të theksuara në relievet malore në lindje dhe zonën e jugut. Në relievet e larta malore në jug në orët e nxehta të ditës reshje shiu të izoluara në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat