Bilanci i COVID në vend, MSH: Asnjë humbje jete, 35 raste të reja në 24 orët e fundit

Shqipëria

Bilanci i COVID në vend, MSH: Asnjë humbje jete, 35 raste të reja në 24 orët e fundit

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 165 teste për koronavirus, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 35 raste.

Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Sakaq aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë.

Njoftimi: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 165 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 35 qytetarë, në këto bashki:
22 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Peqin, nga 2 qytetar në Lushnje, Pogradec, nga 1 qytetar në Himarë, Korçë.
Janë 685 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 141 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,262 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 35
Të shëruar në 24 orë 141
Të shtruar në spitale 9

Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 165

Testime totale 1,838,470
Raste pozitive 277,444
Raste të shëruara 273,262
Raste Aktive 685
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 530
Fier 42
Vlorë 42
Durrës 19
Lezhë 14
Gjirokastër 9
Korçë 9
Elbasan 7
Berat 6
Shkodër 4
Dibër 2
Kukës 1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat