Zbulohet arsyeja pse Rama do ta bojkotojë samitin e BE-së

Shqipëria

Zbulohet arsyeja pse Rama do ta bojkotojë samitin e BE-së

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 11:56
Edi Rama

Duke ngritur pyetjen “Çfarë të bëjmë atje?, Edi Rama paralajmëroi të martën bojkotin që Shqipëria mund ti bëjë samitit të përbashkët të BE me vendet e Ballkanit Perendimor, duke e arsyetuar këtë mospjesmarrje me faktin se edhe kësaj here Shqipërisë nuk do t'i hapen negociatat.

“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”, shkruajti Rama në Twitter.

Një ditë më parë bojkotin e këtij samiti e pati shpallur edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ndonëse vendit të tij i janë hapur prej kohësh negociatat. Atëheerë pyetja që shtrohet është pse edhe Tiranë edhe Beogradi po marrin të njëjtin vendim, pavarësisht se kanë arsye të ndryshme.

Një hipotezë e kësaj dileme mund të gjendet në draftin paraprak të konkluzioneve që do të bëjë Këshilli i BE-së, draft i cili u zbulua paraprakisht nga Euractiv. Aty thuhet se në konkluzione vendet anëtare do dënojnë fort mosvënien e sanksioneve për Rusinë nga regjimi i Vuçiç.

Në tekstin përfundimtar që do të hartohet nga Konferenca e nivelit të lartë me Ballkanin Perëndimor do të mbahet një ditë para sesionit të Këshillit të BE-së 23- 24 qershor parashihet të thuhet: “Këshilli Evropian u bën thirrje të gjitha vendeve që të harmonizohen me sanksionet e BE-së, në veçanti vendet kandidate”. “Presidenti serb Vuçiç është nën presionin në rritje të BE-së për t’u bashkuar me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, diçka që ai ka refuzuar ta bëjë, duke kujtuar miqësinë tradicionale midis Beogradit dhe Moskës”, shkruan me tej Euractiv.

Dhe për të shmangur këtë trysni Vuçiç po përdor Tiranën dhe Shkupin duke e bojkotuar samitin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat