1,610 gjoba dhe 683 patenta të hequra në një javë për shpejtësi të lartë

Shqipëria

1,610 gjoba dhe 683 patenta të hequra në një javë për shpejtësi të lartë

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Policia rrugore gjatë një jave ka pezulluar 683 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Gjithashtu, janë vendosur 1,610 masa administrative, po për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Përmes një njoftimi për mediat, policia bën të ditur se janë evidentuar dhe ndëshkuar 22 drejtues mjetesh për gara shpejtësie si dhe janë ndëshkuar 431 drejtues mjetesh për parakalime të rrezikshme në rrugë.

“Nga përpunimi që i kanë bërë operatorët pamjeve filmike të skanuara nga makina inteligjente, shumë drejtues mjetesh janë evidentuar në shkelje të dyfishtë ose të trefishtë. Përveç shpejtësisë së skanuar nga makina inteligjente, nga përpunimi i të dhënave ka rezultuar se drejtuesit nuk kishin vendosur rripin e sigurimit dhe/ose kishin përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të automjeteve”, sqaron policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat