Dalin notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë të maturës shtetërore! Qindra ngelës, vetëm 4 ekselentë

Shqipëria

Dalin notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë të maturës shtetërore! Qindra ngelës, vetëm 4 ekselentë

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë tw maturës shtetërore janë bwrw publike këtë të premte.

 

 

Sipas njoftimit tw dhënë nga portali studentor, bëhet me dije se nga 29 731 maturantë pjesëmarrës në testim, vetëm 4 kanë arritur të marrin notën maksimale, 10.

Sakaq, nga të dhënat rezulton se 383 maturantë kanë marrë notë jo kaluese, ndërkohë që nota mesatare e përgjithshme është 7.45.

“Ky ishte provimi i gjuhës shqipe dhe letërsise, të cilin e kryen në total 29731 maturantë. 383 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke ngelur, ndërsa 4 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 98.71% ndërsa nota mesatare është 7.45”, thuhet në njoftim.

Për të parë notën klikoni linkun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat