Gjykata e Posaçme e Apelit dënon Bardhi Hotin me 7 vjet e 4 muaj burgim

Shqipëria

Gjykata e Posaçme e Apelit dënon Bardhi Hotin me 7 vjet e 4 muaj burgim

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënon Bardhi Hotin me 7 (shtatë) vjete 4 (katër) muaj burgim.

Bardhi Hoti njihej me emrat Fatbardh Hoti, Fatbardh Daci ose Bardh Daci.

Ai akuzohet për veprën penale “Vjedhja”, më shumë se një herë, kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Më datë 11.02.2022  Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi Bardhi Hotin  për vjedhje, përvetësim të parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale dhe vepra të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat