Me pranga në duar, nënë e bir nxirren të pajetë nga makina e mbytur në det. Çfarë fshihet pas ngjarjes së rëndë

Shqipëria

Me pranga në duar, nënë e bir nxirren të pajetë nga makina e mbytur në det. Çfarë fshihet pas ngjarjes së rëndë

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Greqinë, ku një grua 72 vjeçe dhe djali i saj janë nxjerrë të pajetë nga një makinë që ra në det.

Ngjarja ka ndodhur në Neoi Epivates, Selanik, ndërsa mediat raportojne se dy trupat ishin të lidhur me njëri-tjetrin, por edhe me pranga në timonin e makinës. Përveç kësaj, ata duket se kanë ngarkuar në pjesën e pasme të makinës me thasë të mbushur me rërë.

Siç shkruan thestival.gr , pas tragjedisë së ndodhur sot, qëndron një dramë e patreguar. Dy vite më parë, vëllai 50-vjeçar dhe djali i gruas i kishin dhënë fund jetës. Menjëherë pas ngjarjes tragjike, babai i familjes ka ndërruar jetë duke mos duruar dhimbjen.

Sot, siç duket gjithçka, nënë e bir vendosën të shkruanin epilogun e kësaj tragjedie familjare.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, në trupat e dy personave nuk ka shenja dhune.

Ngjarja tragjike ka ndodhur pas orës 14:00 në Neos Epivates. Sipas dëshmitarëve okularë, makina teksa po lëvizte në rrugën bregdetare, ka ndaluar për pak kohë dhe më pas drejtuesi i mjetit ka shtypur gazin dhe e ka hedhur në det.

Efektivët e Rojës Bregdetare, EMAK, Policisë dhe Zjarrfikësve, të mbërritur në vendngjarje, kanë nisur një aksion për lirimin e personave dhe nxjerrjen e makinës nga fundi i detit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat