Hidhnin kartëmonedha false në treg, pas 3 bashkëpunëtorëve, arrestohet organizatori i rrjetit të falsifikimit

Shqipëria

Hidhnin kartëmonedha false në treg, pas 3 bashkëpunëtorëve, arrestohet organizatori i rrjetit të falsifikimit

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet si organizator i një veprimtarie të paligjshme ku hidhnin kartëmonedha false në treg.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit të koduar ‘50 Dollars’ u arrestua personi i katërt, që është organizator, shtetasi me inicialet L. D.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “50 Dollars”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë.

Operacioni, në vijim të operacionit të koduar “50 Dollars”, i zhvilluar rreth 2 muaj më parë, gjatë të cilit u vunë në pranga 3 shtetas që hidhnin në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.
Vihet në pranga organizatori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale. Sekuestrohen sasi të konsiderueshme të kartëmonedhave të prerjes 50 dollarë, të dyshuara të falsifikuara, dhe një automjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat