FNSH në terren për turizmin/ Priten më shumë turistë se në 2019, policia në gatishmëri

Shqipëria

FNSH në terren për turizmin/ Priten më shumë turistë se në 2019, policia në gatishmëri

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 15:43
FNSH në terren për turizmin/

Gjatë këtij viti pritet që në Shqipëri të vijnë më shumë turistë se në vitin 2019 prandaj policia e shtetit ka hartuar një plan masash për të siguruar rendin dhe sigurinë në vend.

Në ndryshim nga çdo vit tjetër këtë sezon turistik që prej datës 1 korrik do të angazhohen dhe forcat e Ndërhyrjes së shpejtë të cilat do të patrullojë në akset kombëtare kryesisht ato që të çojnë në bregdet.

FNSH do të jetë e angazhuar 24 orë me patrulla të lëvizshme në akset me më shumë lëvizje me qëllim që të parandalohen ngjarjet kriminale.

Po ashtu dhe policia kufitare në të gjitha pikat e kalimit ka kaluar në turne 12 orësh me qëllim lehtësim,in e lëvizjes së qytetarëve dhe parandalimin e krijimit të radhëve të gjata qoftë në hyrje ashtu edhe në dalje.

Të dhënat e gjeneruara nga kufiri do të përpunohen edhe nga policia kriminale për të evidentuar personat me të shkuar kriminale apo që ka informacione se mund të kryejnë një vepër penale.

Nëse informacioni është konkret personi do të mbahet në vëzhgim me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda.

Një rol në këtë plan masash kanë edhe agjentët e antiterrorit të cilët do të kalojnë në filtër kryesisht të huajt që vijnë në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat