Vazhdojnë me rritje rastet e reja, 581 të infektuar me Covid gjatë 24 orëve të fundit

Shqipëria

Vazhdojnë me rritje rastet e reja, 581 të infektuar me Covid gjatë 24 orëve të fundit

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit, janë kryer 1534 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 581 qytetarë, në këto bashki:

329 në Tiranë, 45 në Fier, 23 në Lezhë, 18 në Durrës, nga 13 qytetarë në Kurbin, Krujë, Vlorë, nga 12 qytetarë në Lushnje, Elbasan, 10 në Gjirokastër, nga 9 qytetarë në Shkodër, Sarandë, Berat, nga 7 qytetarë në Roskovec, Divjakë, nga 5 qytetarë në Kamëz, Gramsh, nga 4 qytetarë në Vorë, Maliq, Pogradec, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Pukë, Përmet, Poliçan, nga 2 qytetarë në Shijak, Kavajë, Patos, Mallakastër, Himarë, Librazhd, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Tropojë, Delvinë, Memaliaj, Kolonjë, Skrapar.

Janë 2,528 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 217 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,271 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 581
Të shëruar në 24 orë 217
Të shtruar në spitale 21
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1534

Testime totale 1,847,632
Raste pozitive 280,298
Raste të shëruara 274,271
Raste Aktive 2,528
Humbje jete 3,499

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,842
Fier 168
Vlorë 133
Durrës 99
Gjirokastër 70
Lezhë 66
Shkodër 50
Elbasan 46
Korçë 24
Berat 21
Dibër 6
Kukës 3

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat