Shpërthimi në Sarandë/ Tritoli iu vendos zyrtarit të shëndetësisë, hera e dytë brenda një viti

Shqipëria

Shpërthimi në Sarandë/ Tritoli iu vendos zyrtarit të shëndetësisë, hera e dytë brenda një viti

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 23:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia ka dhënë informacion paraprak për shpërthimin që ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Sarandë.

Sipas policisë lënda plasëse është vendosur në hyrje të një garazhi.

Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, nga burimet bëhet me dije se garazhi në të cilin është vendosur tritoli është në pronësi të Drjetorit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të kujdesit Shëndetësor, Mariel Murati.

Muratit i është vendosur tritol edhe një vit më parë.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 29.06.2022, rreth orës 22:40, në lagjen nr.4, Sarandë, në hyrjen e një garazhi, në pronësi të shtetasit M. M, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat